Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një banesë në Gjirokastër. Sipas informacioneve bëhet me dije se zjarrëfikësit kanë shmangur katastrofën, duke arritur në kohë të shuajnë flakët.
Mësohet se ka qenë ora 20:20 kur flakët janë pikasur në banesë në lagjen Palorto. Zjarrefikesit kanë mbërritur në vendngjarje në kohë rekord dhe kostatuam se zjarri ishte në oxhakun e saj.
Pas disa minutash, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u lejua të depërtonte në banesë. Mendohet se zjarri u shkaktua nga skoriet e oxhakut që kishin vite pa u pastruar. Ndërkohë fatmirësisht nuk janë konstatuar dëme në njerëz dhe dëme serioze materiale.