Zjarr në një dyqan, humb jetën 5-vjeçari në Spanjë

0

Një 5-vjeçar ka dhënë frymën e fundit në spitalin e Madridit në Spanjë, pasi një zjarr i madh shpërtheu në një dyqan në pjesën jugore të kryeqytetit spanjoll.

I mituri u dërgua me djegie të rënda në spital, bashkë me nënën dhe vëllamë e tij.

 

Për fat të keq i mituri nuk ia doli, ndërsa nëna dhe vëllai i tij po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Sakaq mësohet se zjarri i cili ka rënë pas një shpërthimi është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës. Ndërkohë shkaqet e shpërthimit janë duke u hetuar nga autoritetet e kryeqytetit spanjoll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu