Zjarr në një hotel në Greqi, një person humb jetën dhe 10 të tjerë plagosen

0

GREQI- Një hotel është përfshirë nga flakët në qytezën Kalambaka të Greqisë, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç raportohet zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një hotel që ndodhet në qytezën Kalambaka, e njohur për turizmin dimëror në afërsi të Trikalas në rajonin e Thesalisë.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit humbi jetën pronari i hotelit. Ndërkohë u shpëtuan 26 persona, përfshirë 8 fëmijë të cilët ndodheshin në hotel. Ndaj zjarrit ndërhynë 34 zjarrfikës me 12 automjete zjarrfikëse. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në hotel.

Para se të mbërrinte zjarrfikësja, sipas informacioneve, pronari 55-vjeçar i hotelit ishte hedhur nga ballkoni i pallatit trekatësh, me pasojë vdekjen tragjike.

“Pashë tym, tym të zi me sa duket, nuk ishte tamam si flakët. Morëm goma rezervë për të hedhur ujë në pemë për të mos u përhapur zjarri, derisa të bëjmë disa lëvizje, të organizohemi, gjeta pronarin e hotelit me sa duket nga ajo dritare fillimisht ata që thonë se u hodh ndoshta u bllokuan atje për të shpëtuar dhe tani gjendet këtu. Sapo erdhën zjarrfikësit, krijuan një hapësirë, erdhi ambulanca, këtu ishte ende në vetëdije”, tha një dëshmitari okular.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu