Zjarr në një kabinë elektrike në Fier

0

Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “Liri Gero” në Fier.

Sipas autoriteteve, shkaqet e mundshme të incidentit lidhen me mbingarkesën në rrjetin elektrik. Zjarri u shua pa lejuar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të pallatit dhe në ndërtesat përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.