Zjarr në një qendër studimi për fëmijë në Tiranë (Detaje)

0

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku është përfshirë nga flakët një qendër studimi për fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 pas mesnate, në rrugën ‘Thoma Koxhaj’ në kryeqytet, ndërsa si pasojë e zjarrit mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 18.01.2022, rreth orës 01:00, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu