GREQI- Brigada e Zjarrfikëses në zonën e Evias në Grfeqi është vënë nën alarm pasi një zjarr ka rënë në Aliveri rreth orës 13:30 pranë zonës së banuar.
Sipas mediave vendase, zjarri nisi nga unaza e Aliveriou dhe u përhap me shpejtësi në zonën e Mesonisit zonë ku banesat kërcënohen për shkak të erërave të forta që fryjnë në zonë.
Policia ka mbyllur të gjithë zonën për kalimin e makinave deri në vënien nën kontroll të flakëve.
Në vendngjarje ndodhen 34 zjarrfikës, 2 njësi këmbësore dhe 10 automjete, ndërsa nga ajri po operojnë 1 helikopter dhe dy avionë.