Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer sot në vendin e quajtur Agonas, në Qerret.
Zjarri, i ndihmuar nga thatësira dhe era është përhapur me shpejtësi dhe rrezikon shtëpitë e banimit. Ndërkohë tymi ka mbuluar gjithçka duke vështirësuar edhe qarkulimin rrugor.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Infowebtv, reparti zjarrfikës po përpiqet të izolojë dhe fikë zjarrin ndonëse sipërfaqa është e madhe.
Gazetarja e Infowebtv ndodhet në vendngjarje duke ndjekur nga afër situatën. Këto janë disa pamje të siguruara nga vendngjarja:
Infowebtv