Zjarr në ullishtë në afërsi të lagjes ‘Vullnetari’ në Elbasan

0

Një vatër zjarri ka shpërthyer në afërsi të lagjes “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Zjarri ka dëmtuar dhjetëra rrënjë ullinj.

Ndërkohë, bëhet e ditur se nga flakët rrezikohen edhe disa banesa si dhe depot që furnizojnë me ujë të pijshëm zonën.

Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur fikjen, ndërsa po punohet për të zbardhur edhe shkaqet e rënies së zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu