BERAT- Një zjarr masiv ka përfshirë sot kodrat me ullishte në fshatin Duhanas të Beratit. Mësohet se, flakët po përhapen me shpejtësi drejt zonës me pisha, të favorizuara nga era e fortë.
Ende nuk dihet nëse shkaku i kësaj vatre është pakujdesia apo një zjarrvënie e qëllimshme. Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për të lokalizuar vatrat aktive. Aktualisht po punohet intensivisht për të shmangur djegien e plotë të sipërfaqes së gjelbëruar.





