Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier, tymi mbulon zonën

0

FIER- Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Fusha e mbetjeve ndodhet në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur Portëz, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia.

Flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa tymi ka mbuluar gjithë zonën, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.