Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në zyrat e IKMT dhe zjarrfikëses së Fierit. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në njërën prej zyrave.
Punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia për gjetjen e shkaqeve të zjarrit.