Zjarret apokaliptike në Los Angelos, shkon në 16 numri i të vdekurve

0

Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë të luftojnë për të shuar vatrat e zjarrit ndërsa autoritetet kanë bërë paralajmërime të reja për evakuim, që kanë krijuar edhe më shumë ankth mes

Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë shkatërruar qytetin e Los Angelos u rrit në 16, nga 11 që ishte një ditë më parë.

Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë të luftojnë për të shuar vatrat e zjarrit ndërsa autoritetet kanë bërë paralajmërime të reja për evakuim, që kanë krijuar edhe më shumë ankth mes banorëve.

Përfaqësuesit e zyrës së Shërbimeve të Emergjencave në Kaliforni thanë se 150 mijë persona në Los Angleos ishin nën urdhra evakuimi. Ndërkohë në zonë është ngritur një qendër ku njerëzit mund të raportojnë të zhdukurit.

Deri të shtunën në mbrëmje, zjarret kishin djegur një sipërfaqe prej 160 kilometrash katrorë, një zonë më e madhe sesa San Francisko.