Zjarret masive në Greqi, 1200 fëmijë evakuohen nga kampingjet

0

GREQI- Disa zjarre në Greqi të nxitura nga erërat e forta po i hedhin autoritetet në krizë. Një nga zjarret më të mëdha shpërtheu në pyll në qytetin turistik të Loutraki, rreth 4 km në verilindje të Korinthit. Kryebashkiaku ka urdhëruar evakuimin e 1200 fëmijëve në fshatrat verore të zonës. Një tjetër zjarr masiv po shpërthen aktualisht në lokalitetin Kouvaras, rreth 50 kilometra në lindje të Athinës.

Greqia po rimëkëmbet nga një valë katërditore e të nxehtit që u lehtësua gjatë fundjavës. Në ditët në vijim priten valë të tjera të të nxehtit.