Zjarret në Shëngjin, nis ndërhyrja nga ajri

0

Zjarri në malin e Shëngjinit prej ditës së shtunë vijon tëjetë aktiv. Gjatë ditës së tome, vatrat janë përhapur edhe më tej, të ndihmuara edhe nga era.

Forcat zjarrëfikëse e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.

Në këto kushte është dashur ndërhyrja nga ajri. Këtë pasdite është bërë e mundur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Sipas të dhënave të fundit, flakët janë shumë pranë plazhit të Ranës së Hedhun.

Situata me zjarret ka shkaktuar probleme edhe tek pushuesit.