Zjarri në Dropull, dy zjarrfikës të lënduar nga flakët

0

DROPOLL– Dy zjarrfikës, pjesë e ekipit për shuarjen e flakëve në Dropull kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës këtë të martë. Raportohet se njëri prej tyre ka djegie në pjesën e gjymtyrëve, ndërsa tjetri është asfiksuar nga tymi. Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore paraqitet pa probleme serioze.

Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës. Në ndihmë të zjarrfikësve shkuan dhe ekipe të Forcave të Armatosura, por dhe banorë të zonës.

Prej më shumë se 24 orësh, Dropulli dhe Finiqi janë nën pushtetin e flakëve. Zjarri ka nisur që në pasditen e djeshme dhe vijon ende sot, pavarësisht se për momentin, sipas Ministrisë së Mbrotjes situata është vendosur nën kontroll. Era e fortë ka favorizuar flakët ka djegur parcelat në të dy anët e rrugës, por edhe në zonën kodrinore. Pikërisht në këtë pjesë ka qenë më e vështirë shuarja e vatrave të zjarrit; për shkak të terrenit, por edhe për shkak të erërave të forta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu