DURRËS- Një zjarr ka përfshirë tregun në lagjen 13 të Durrësit, në zonën e plazhit duke shkaktuar panik mes banorëve dhe tregtarëve. Një tregtare/ banore u shpreh para mediave e shqetësuar dhe akuzoi autoritetet për reagim të vonuar. Sipas saj, autoritet duhet të ishin futur brenda, ta shuanin zjarrin dhe jo ta linin të shkonte kështu.
“U dogjën gjërat, shkruan. Të gjitha gjërat janë djegur. Ajo duhet të jetë bërë nga elektriku, se s’ka mundësi ndryshe. Dy dyqane fikeshin, 5 të tjera ndizeshin. U dogjën më shumë se gjysma e atyre që lanë derisa flaka doli këtu. Ku do t’i kërkojmë të drejtat tona, ku do t’i gjejmë lekët, jemi trotuaruar gjithë natën, u bëmë si lypsarë. Marrim lekë borxh dhe vijmë, leku që të marrim 5 lekë e të jetojmë.
Unë nuk kam as 30 minuta që kam ardhur, më thoshte policia: “Ndalu, ndalu.” Ata duhet të ishin futur brenda, ta shuanin zjarrin, jo ta linim të shkonte kështu. Ne nuk dimë gjë se çfarë do të bëjmë fare. Ne vijmë e rrijmë gjithë ditën këtu, për të shitur. Siç i patëm ato 5 lekë, na u bënë shkrumb e hi, nuk e di çfarë do bëjmë me jetën tonë, janë djegur me miliona lekë. I kemi akoma lekët e mallit borxh pa larë në Tiranë, ata nuk duan t’ja dinë, duan lekët e mallit që kemi marrë, kështu do qofshim”, tha banorja për mediat.