Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një zjarr që kaploi një spital në Changfeng të Pekinit, ku si pasojë janë evakuuar dhjetëra pacientë nga frika se mund të kenë të njëjtin fat.
Personeli i spitalit ka arritur të evakuojë 71 pacientë, që nuk kishin mundësi të lëvizin pa ndihmën e dikujt.
Pamjet e zjarrit që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaqin tymin e zi që ngrihet në qiell dhe del nga ndërtesa, ndërsa disa persona shihen duke dalë nga dritaret me çarçafët që i shfrytëzuan si litarë.
Të tjerët u ngjitën në pajisjet e ajrit të kondicionuar që ishin të vendosur pranë dritareve të spitalit.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar kurse akoma nuk dihen shkaqet që çuan te shpërthimi i tij.
Twenty-one people have died as of 6 p.m. in Beijing after a fire broke out in a hospital. The open fire at the scene has been extinguished, and on-site rescue work was over. 71 patients were evacuated and transferred.
The cause of the accident is under further investigation. pic.twitter.com/NqMAZ0hDrO
— Ifeng News (@IFENG__official) April 18, 2023