Mesditën e sotme një zjarr ka rënë në brezin e barishteve përgjatë aksit Golem-Kavajë të rrugës dytësore, konkretisht në Qerret.
Barërat përgjatë këtij aksi rrugor kanë marrë flakë, ndërsa reja e tymit ka vështirësuar shikueshmërinë dhe qarkullimin në këtë aks, siç mund të shihet edhe në videon e siguruar nga Infowebtv.
Sic shihet edhe nga pamjet në këtë zonë nuk ka asnjë zjarrëfikëse për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Kujtojmë që pothuajse e gjithë Shqipëria ditët e fundit është përfshirë nga zjarret, sidomos në zonën e jugut duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme tokash e bimësh.
vijon…
Infowebtv