“Zoti i dënoftë, drejtësia po vonon”, manifestim për të pagjeturit në Prishtinë

0

Homazhe u zhvilluan ditën e sotme në Prishtinë në ditën e veteranit për të pagjeturit nga lufta e Kosovës.

“Zoti i dënoftë se drejtësia po vonon”. Ishte ky mesazhi i familjarëve të të pagjeturve të luftës së Kosovës. Homazhe u bënë dhe në obeliskun për të zhdukurit. Ndërsa drejtësi u kërkua dhe për foshnjet që u vranë dhe masakruan në djep. Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës “Zëri i prindërve” tha se përveç sfidës për të gjetur të humburit është edhe sëmundja që ka përfshirë Europën që u ka marrë 8 anëtarë. Ai tha se kriminelët serbë kanë bërë krimin dhe tani nuk dihet ende ku janë ata fëmijë.

“Sfida numër një, nuk është zbardhur fati i personave të pagjetur, ajo çfarë është premtuar. Krejt viti na ka mbetur duke vajtur e duke kërkuar çfarë? Duke i dëgjuar plagët të cilat i kemi të pashërueshme. Por, na ka ndodhur edhe një gjë që e ka përfshirë gjithë Europën, një sëmundje që na i ka marrë vetëm ne shoqatës “Zëri i Prindërve” 8 persona. Pa e ditur për më të afërmit e tij apo fëmijët e tij se ku ndodhen, asnjë shenjë nuk ka që mund ta dijë ku është marrë prej forcave serbe apo kriminelëve serbë, të cilët e kanë bërë krimin edhe në këto bebe që nuk e dimë ende ku janë”, tha ai.

Andi Hoti, kryesues i komisionit të personave të zhdukur, tha çështja e personave të zhdukur vazhdon të mbetet e politizuar dhe mostregimi se çfarë ka ndodhur me ta i shtohet faktit që familjet ende nuk dinë çfarë të presin. Ai tha se pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve nuk duhet të ketë asnjë normalizim të raporteve me Serbinë.

Zoti i dënoftë ata që na i kanë bërë tërë këto. Të njëjtën vuajtje që e keni ju, e kemi dhe ne. Të njëjtën vuajtje që e kanë secili familjar këtu e kanë dhe 1617 familjarë të tjerë dhe ende sot pas 22 viteve vuajtje, çështja e personave të zhdukur vijon të mbetet e politizuar dhe vazhdon të bëhet krim i dyfishtë dhe trefishtë duke mos treguar se ku janë, nëse jo gjallë, eshtrat e tyreKa qenë e vazhdueshme thirrja jonë e familjarëve që bashkësia ndërkombëtare jo vetëm të rrisë presionin, por edhe të kushtëzojë Serbinë”, tha ai.

Përsa i i përket çështjes së të zhdukurve të luftës, ata kërkuan që Vleko Dalloviç të mos jetë kryetar i delegacionit të Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu