“Zoti i shkatërroftë ata që t’a vodhën ëndrrën”/ Shpërthen babai i lojtarit të Kombëtares: Të bënë tradhti…

0

Babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, Ilmi, ka shpërthyer me një postim në “Facebook” pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, që rezulton edhe dueli i fundit për kuqezinjtë në këtë Europian.

Ardiani ishte një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë Europian, gjë e cila duket se nuk është pritur aspak mirë nga babai i tij.

Në një postim në “Facebook”, babai i mbrojtësit shpërtheu ndaj të gjithë atyre që i quan ‘të pabesë’, të cilët sipas tij ‘i vodhën ëndrrën djalit të tij’.

Në postimin e bërë në “Facebook”, Ilmi Ismajli shkruan:

“Ardian,

Bëhu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, për ketë tradhti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria të cilën ma tregoje…

Te pabesët, tradhtarët, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriçojë, por mjeranët nuk e kuptuan se diellin mund ta ndalë vetëm Krijuesi i tij!

Zoti i shkatërroftë ata që te bënë pabesi, të bënë tradhti sepse shumë ke besuar dhe nuk keni faj se në ballët e tyre nuk shkruante i pabesë…

Je i qetë se ditë të bardha dhe karrierë të madhe jeni duke pritur, është shumë afër…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu