Gjatë mbrëmjes së sotme, ku ishte i ftuar për të folur lidhur me mbledhjen e firmave të delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, Shehaj ka patur përplasje të vazhdueshme me moderatoren Eni Vasili por së fundmi edhe me njërën prej delegatëve demorkate e cila ndërhyeri në një lidhje direkte.
Delegatja tha se në momentin që Shehaj e kishte marrë në telefon, ajo i kishte thënë se firma e saj mund të ishte falsifikuar pasi ajo personalisht nuk kishte firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.
Ndërsa Shehaj tha se e kishte përmendur më herët se 2 prej delegatëve që kishte telefonuar i kishin thënë se nuk kishin firmosur dhe kërkoi që zonja e cila ndërhyri në një lidhje direkte të bënte një denoncim në prokurori mbi këtë fakt.
Debati në studio vazhdoi mes tij dhe moderators Eni Vasili e cila vazhdimisht e sulmonte lidhur me mos-paraqitjen e një shifre të saktë dhe të qartë të atyre firmave që supozohet të jenë mbledhur nga delegatët.
Pjesë nga debati:
Delegatja: Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik.
Ilir Babaramo: Zoti Shehaj ju ka marrë para apo pas se të dilte para kamerave?
Delegatja: Unë kam qenë në punë nuk e di, nga ora 4 e gjysmë pasdite. Po bëhemi qesharakë se unë kam telefonin, kam regjistrimin.
Bushati: Sot kemi rastin e parë që njëra palë thotë është firmëtare.
Rapo: Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos, jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni.
Agron Shehaj: Shko në prokurori Freskida!
Delegatja: Keni qenë një ndër të parët që kritikoje për shkeljet që kryheshin në PD.
Shehaj: Cfarë kam mohuar? Unë dola para mediave se mendova se duhet të dihet sesa veta kanë firmosur realisht për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Ti doje të dilja para kamerave dhe të thoja se kam kapur që vetëm njëra me emrin Freskida më ka thënë se nuk ka firmosur. Unë thashë se 2 veta nuk kanë konfirmuar.
Eni më lër të flas tani se gjersa nuk je e qartë me shifrat, mi kalo mua jo të flasësh kështu, unë kam thënë se kam folur me 100 veta jo me 170. Të të jap dhe një makinë llogaritëse po deshe.
Eni Vasili: Ta bësh ti me makinë llogaritëse, mos më trego mua, nuk ke thënë 100 veta.
Bushati: Denoncimi I zonjës është i pavlerë sepse duhet një denoncim në prokurori. E marr të mirëqenë denoncimin e saj nëse dikush do vjedhë një parti politike duke përdorur dhe firmën time unë si qytetar dal dhe e denconcoj.
Më herët që në fillim të emisionit, Shehaj pati përplasje të vazhdueshme me moderatoren Eni Vasili ku deklaroi se kishte qenë në zyrën e Palokës për të verifikuar firmat e delegatëve të degëve 5 dhe 7 të PD në Tiranë duke qenë se kishte punuar me ta gjatë fushatës elektorale.