Zv.kryeministri i Kosovës do të qëndrojë në Beograd për dy ditë

0

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, do të qëndrojë të enjten dhe të premten në Beograd, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrisë të mërkurën.

Sipas njoftimit, arsyeja e shkuarjes së tij atje do të jetë një Forum dhe një konferencë me tema që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Serbinë.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit ‘Dialogu Diplomatik’, me temë ‘Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit’, me fillim nga ora 17:00. Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të ‘Belgrade Security Conference’, me temë ‘Kosova dhe Serbia-Shmangia e rrugës pa dalje’, me fillim nga ora 18:15”, ka njoftuar kryeministria të mërkurën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu