ZYRTARE/ Guardiola largohet nga Man.City

0

ANGLI – Është fundi i një epoke: Pep Guardiola do të largohet vërtet nga Manchester City në fund të sezonit, konfirmuan Citizens këtë të premte.

Pavarësisht se dha dorëheqjen si trajner, Guardiola do të mbetet i lidhur me City Football Group, duke marrë rolin e Ambasadorit Global – duke ofruar këshilla teknike për klubet e grupit dhe duke marrë pjesë në projekte dhe bashkëpunime të tjera. Në bagazhin e tij, trajneri spanjol, i cili mori drejtimin e City në korrik 2016, ka fituar 20 trofe.

“Ne punuam. Vuajtëm. Luftuam. Dhe i bëmë gjërat sipas mënyrës sonë. Sipas mënyrës sonë. Mos më pyetni pse po largohem. Nuk ka arsye, por thellë-thellë e di që koha ime ka ardhur. Asgjë nuk është e përjetshme, por nëse do të ishte, do të qëndroja këtu.

Ajo që do të jetë e përjetshme është ndjenja ime, njerëzit, kujtimet dhe dashuria që kam për Manchester City-n tim”, thotë trajneri në videon e publikuar, duke theksuar se gjithmonë ndihej si në shtëpi – dhe si familje – në klub.

“A ju kujtohet kur humba nënën time gjatë COVID-it dhe ndjeva mbështetjen e këtij klubi? Tifozët, stafi, njerëzit e Manchester-it, gjithmonë më dhanë forcë kur kisha më shumë nevojë.”