Më 12 nëntor, në orën 20:45, Shqipëria do të zbresë në stadiumin “Ëembley” për të sfiduar vendasit e Anglisë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë ende shpresa për të prekur fazën “Play-Off”, teksa janë në vend të tretë në grup me 15 pikë, ndërsa para tyre është Polonia me 17 pikë dhe Anglia me 20 pikë.
Ndërkohë, janë bërë publikë edhe emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në këtë takim vendimtar për kuqezinjtë. Bëhet fjalë për një kastë gjermane të arbitrimit, teksa kryesor do të jetë Felix Zwayer, i cili së fundmi ka qenë i angazhuar në ndeshjen e Champions League mes Sheriff Tiraspolit dhe Inter.
Sakaq, asistentë të tij do të jenë Marco Achmüller dhe Jan Seidel, ndërsa në VAR do të jenë Bastian Dankert dhe Mike Pickel.