Zyrtari serb: Të reagohet ndaj Kurtit dhe konceptit fashist ‘Shqipëria e Madhe’

0

 – Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë Petar Petkoviç kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili u shpreh në një intervistë për një media të huaj se do ta votonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nëse do të mbahej një referendum.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet që të reagojë ndaj deklaratave të rrezikshme dhe armiqësore të Albin Kurtit rreth konceptit fashist të Shqipërisë së Madhe, e cila kërkon bashkimin e provincës në jug të Serbisë me Shqipërinë. Ky reagim duhet të jetë vendimtar përpara se Kurti të mendojë se heshtja do të thotë miratim dhe se ka një dritë jeshile për të tërhequr rajonin në një spirale të re konflikti. Paralajmëroj se kërcënimet unilaterale për ripërcaktim të kufijve mbart kërcënimet për konflikte dhe këto mund të aspirojnë të njëjta aspirata në rajon”, shprehet Petkoviç nëpërmjet nëj deklarate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu