1.2 mln euro false nga Franca në Rinas, gjykata lë në qeli dy bashkëpunëtorët e kamerunasit

0

Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe Zinedine Nkeh nga Kameruni janë dy bashkëpunëtorët e tjerë të Josoua Ngankam, i cili u kap me 1.2 milionë euro false në aeroportin e Rinasit, duke i fshehur të mbështjella me peshqir brenda valixhes. Për të dy, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pas kërkesës së prokurorit Bledar Valikaj. Gjatë seancës së sotme, Zinedine Nkeh tha se kishte ardhur në Shqipëri për turizëm, ndërsa gruaja pretendon se nukka asnjë dijeni lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj.

“Kam ardhur në Shqipëri prej një viti e gjysmë përmes një agjencie zhvillimi biznesesh. Nuk kam asnjë lidhje me paratë false, pavarësisht se dal në përgjime duke komunikuar me njërin prej kamerunasve. Unë jam takuar me të në Tiranë tek Plaza, ndërsa komunikimi me ta ka qenë në kuadër të bashkëpunimit për sjellje të investitorëve në Shqipëri. Nuk kisha dhe nuk kam asnjë dijeni për paratë,”- tha ajo në fjalën e saj. Por ende nuk dihet se për kë vinin paratë në Shqipëri.

Zinedine Nkeh, 45 vjeç, ka qenë dy herë në Shqipëpëri dhe luante rolin e korrierit. Pas ndalimit nga policia, kamerunasi tha se është nisur nga Franca me transit Stambollin drejt Tiranës dhe në aeroport do ta priste një bashkëkombës i tij, të cilin e ka identifikuar me emrin Toni. Toni i ka dhënë valixhen në Francë dhe i ka thënë se kur të mbërrinte në Rinas duhet ta priste në një kafe brenda aeroportit. Por pretendon se nuk ka asnjë dijeni për çfarë do të përdoreshin të ardhurat.