1 humbje jete dhe 73 qytetarë të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit

0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin me të dhënat e 24 orëve përsa i takon infektimeve me Covid-19. Nga 1041 testime, 73 persona rezultojnë pozitiv dhe 77-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1041 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 73 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës.
Janë 974 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 77 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,093 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Mars 2022)
Raste të reja ditore 73
Të shëruar në 24 orë 217
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1041

Testime totale 1,758,227
Raste pozitive 272,552
Raste të shëruara 268,093
Raste Aktive 974
Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288
Fier 183
Lezhë 137
Kukës 91
Shkodër 85
Vlorë 69
Elbasan 40
Korçë 23
Gjirokastër 22
Berat 17
Durrës 16
Dibër 3


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu