NASA ka nisur një anije kozmike si pjesë e një misioni në një përpjekje për të shmangur një “apokalips të mundshëm të internetit” që mund t’i lërë njerëzit pa akses në internet për muaj të tërë. Shkencëtarët kanë paralajmëruar për ndikimin e mundshëm të një stuhie diellore të ardhshme, e cila zakonisht quhet “apokalipsi i internetit”, e cila mund të godasë brenda dekadës së ardhshme.
Besmir Semanaj, ekspert IT shpjegoi më shumë se çfarë pritet të ndodhë nga kjo stuhi diellore.
“Është një shpërthim që ndodh në sipërfaqen e diellit, si pasojë e lëvizjes së rrymave në sipërfaqen e diellit. Këto rryma gazesh janë të ngarkuara për shkak të nxehtësisë së madhe që është në diell, dhe duke nënvepruar me fushën magnetike krijojnë vorbulla.
Në 1859, e cila nxori jashtë funksioni telegrafin, flasim për linja të shtrira në gjatësi.
Në 1989, që është edhe më e fundit kemi goditje të Kanadasë, afër Kubekut, ku për 9 orë kishim për gati 9 orë, 6 deri në 9 milionë qytetarë ishin pa energji elektrike”, shpjegoi eksperti.