10 arsye përse duhet të zgjidhni Maarif Elbasan Campus

0

Ne vijmë pranë jush, me dëshirën për të qenë bashkëpunëtorët tuaj, në mirërritjen dhe mirëarsimimin e fëmijëve gjatë periudhës së gjimnazit. Nën administrimin e Fondacionit Turk Maarif ne jemi dëshmia më e mirë sesi puna dhe përkushtimi, në një besim reciprok mes nxënësve dhe mësuesve, janë rruga e sigurt drejt suksesit.

Në këtë shoqëri të vrullshme, ku kufijtë mes dëshirave dhe përgjegjësive të moshës janë të padukshme, ne synojmë një model arsimor të ekuilibruar, mes pasioneve të adoleshentëve, synimeve të prindërve për shkollimin e tyre dhe potencialit shpirtëror e mendor që ata fshehin.

FONDACIONI TURK MAARIF
Nën drejtimin e Fondacionit Turk Maarif dhe duke zbatuar programet e parashikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, për arsimin e mesëm të lartë, kjo shkollë ofron infrastrukturën e duhur sipas modeleve bashkëkohore.

Në ndihmë të mbarëvajtjes së procesit mësimor – edukativ, ne kemi zhvilluar modelin “Shkolla e Prindërimit”, një cikël i programuar bashkëbisedimi, mes psikologut të shkollës dhe komunitetit të prindërve. Këto takime i shërbejnë forcimit të marrëdhënieve me prindërit, si grupe interesi, për një mësimdhënie më të mirë.

Pas suksesit të Universitetit të New Yorkut, New York High School ku 67 vende (të para, të dyta e të treta) në Olimpiada Kombëtare janë një histori suksesi, ne vijmë në Elbasan për tu gjendur pranë prindërve dhe nxënësve.

Marrëdhënia jonë me prindërit ngrihet mbi frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit reciprok. Ne jemi këtu për t’ju garantuar se fëmijët kanë nevojë të marrin njohuri akademike, të rrisin aftësitë e shumëfishta, të besojnë te shokët dhe te personat e ndryshëm që takojnë në jetë, e, mbi të gjitha, të besojnë se brenda tyre është qytetari i ardhshëm i Kombit dhe i Botës. Fëmijët tanë, janë në gjendje të vlerësojnë se dashuria për veten dhe për tjetrin, formon qenie të shëndetshme e të afta për të përballuar sfidat e një shoqërie globale.

“IMSA Elbasan Schools” gjendet në zonën e Katundit të Ri, mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër të fshatit. Ekzistenca jonë si pjesë e zinxhirit edukativo – arsimor të krijuar nga Fondacioni Turk Maarif, që nga cikli parashkollor e deri në diplomimin akademik, na nxit të besojmë në arritjet e mëtejshme, duke synuar suksese të reja, ruajtjen e cilësisë dhe shndërrimin në një shkollë model për sistemin arsimor shqiptar.

10 arsye përse duhet të zgjidhni Maarif Elbasan Campus

1. Pjese e nje brandi nderkombetar ku arsimimi dhe mireqenia e nxenesve eshte objektivi yne primar
2. Klasifikimi si shkolla me e mire ne Elbasan, rrit pergjegjesine tone per ta ruajtur kete titull ne vitet e ardhshme e per tu ofruar nxenesve tane nje pervoje te shkelqyer mesimore.
3. Kurrikul e pasur mesimore, nxenesit tane mesojne paralelisht tre gjuhe te huaja te cilat ne te ardhmen do tu sherbejne per tu adaptuar lehte ne tregun e punes.
4. Nderthurje efektive e lendeve mesimore me aktivitete sportive e artistike, prej te cilave nxenesit tane mesojne dhe argetohen ne te njejten kohe.
5. Ne ne Maarif Elbasan priremi te terheqim nxenes me rezultate te mira mesimore, ndaj konkurrenca mes njeri tjetrit, prodhon arritje te larta.
6. Nderthurja e mesimdhenies me laboratore te teknologjise se fundit, gje qe i ndihmon nxenesit te pervetesojne dhe praktikojne njohurite teorike.
7. Staf akadamik me pervoje ne fushen e mesimdhenies, ku secili prej tyre eshte i specializuar ne fushen perkatese.
8. Si pjese e nje brandi, arsimimi ne shkollat tona fillon nga cikli I ulet e deri ne universitet, duke I dhene mundesine nxenesve tane te shkollohen denjesisht, deri ne mbylljen e te gjitha cikleve te edukimit.
9. Dhenia e bursave per nxenesit ekselente, eshte nje arsye e mire per te zgjedhur Maarif Elbasan Campus e per te studiuar me me te miret.
10. Njohja e diplomes edhe ne Turqi ne perfundim te ciklit te studimeve, u hap shume dyer nxenesve tane per t’u specializuar pertej Shqiperise e per t’u punesuar ne cdo vend te botes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu