10-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një kamion, dyshohet se qëlloi veten me armën e babait të tij

0

Një fëmijë i moshës 10 vjeç është gjetur pa shenja jete dje në kabinën e një kamioni në Malishevë të Kosovës.

Fëmija është gjetur me plagë në anën e majtë të nofullës nga xhaxhai i tij, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri, një karikator dhe një gëzhojë. Arma e zjarrit dyshohet të jetë e babait të viktimës, tha për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku-Shehu.

“Djali ka qenë në kamion, është gjetur nga xhaxhai i tij. Është sekuestruar një armë zjarri brenda në kamion, është gjetur edhe një gezhojë, arma dyshohet të ketë qenë e babait të tij. Fëmija ka pasur plagë në anën e majtë të nofullës”, tha Juniku-Shehu.

E pyetur se cilat janë dyshimet e para mbi vdekjen e fëmijës, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës tha: “ Për momentin pa u kryer autposia nuk mundemi me fol asgjë, edhe pse fëmija ka qenë vetëm, po nuk i dijmë saktë rrethanat”.

“Rasti eshte hapur si “Hetim i vdekjes”, është autorizuar policia për veprime hetimore dhe me urdhëresë të prokurores kujdestare, trupi i pajetë ka shkuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, përfundoi zëdhënësja.

Policia me anë të raportit 24 orësh ka njoftuar se për rastin e vdekjes së fëmijës janë informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu