Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka renditur disa nga problematikat që janë hasur në procesin e votimit në diasporë. Pavarësisht këtyre, ky proces, tha ai nuk mund të vihet në diskutim.
Në komunikim me mediat, Celibashi u shpreh se janë rreth 11 mijë zarfe, të cilat nuk tërhequr nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë pasi ka pasur problematika me adresë dhe shërbimi postar nuk ka mundur të gjejë vendndodhjen.
“Janë rreth 21 mijë zarfe të cilat nuk janë shpërndarë akoma, DHL nuk i ka shpërndarë akoma, prej tyre 11 mijë janë për shkak të problematikave të lidhura me pasaktësinë e adresës, emalit dhe numrin e telefonit. Pra 11 mijë votues DHL nuk ka mundur ti gjejë. Që do të thotë se zarfet janë në zyrat e tyre. Para disa ditësh i bëmë thirrje votuesve që janë regjistruar, pra çdo njërit prej atyre 245 935 që nuk e kanë marrë fletën e votimit të interesohen pranë shërbimit të DHL përkatëse.
Turku vrau të bijën dhe plagosi gruan dhe vajzën tjetër/ DETAJE nga krimi në Prizren: Policia e gjeti me thikë në dorë…
Pjesa tjetër lidhet me ata votues që DHL mund ti ketë kontaktuar, nuk i janë përgjigjur mesazhit të DHL dhe janë në pritje deri në datën 8 në zyrat e DHL. Ata duhet të bëjnë të treja tentativat dhe më pas duhet të presin nëse vetë zgjedhësi do ti kontaktojë. Diferenca tjetër është me numrin e zarfeve që sot pritet të vijnë”, tha Celibashi.
Po ashtu, komisioneri u shpreh se “Janë 144 mijë e 783 votues që e kanë sjellë fletën e votimi. Rreth 225 mijë që e kanë marrë dhe këto janë numra që sistemi ka funksionuar”.