11 tërmete të njëpasnjëshme në Serbi, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve.

Janë regjistruar gjithsej 11 tërmete, me magnituda që variojnë nga 1.5 deri në 3.9 shkallë të Rihterit.

Tërmeti më i fuqishëm ndodhi sot në orën 20:50, me magnitudë 3.9. Lëkundjet janë ndier jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë, veçanërisht në zonat e afërta me kufirin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu