110,000 mjete më shumë në rrugë, DPSHTRR: Aksidentet kanë rënë në muajt e fundit

0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se numri i viktimave në aksidente rrugore me pasoja fatale ka rënë ndjeshëm në 22 muajt e fundit në vendin tonë. Kjo edhe pse kemi 110,000 mjete më shumë në qarkullim gjatë kësaj periudhe. Në njoftimin e bërë, DPSHTRR njofton se kemi ulje të numrit të aksidenteve rrugore me pasoja dhe ulje të fataliteteve.

Ulje tregojnë shifrat e aksidenteve me pasoja nga drejtuesat e mjetit të moshës deri 24 vjeç dhe shumë më pak aksidente nga drejtues mjeti të moshave 25 deri 34 vjeç.

“10-mujori 2021 dhe krahasimi me po atë periudhë të 2018, 2019-ës (viti 2020 ka qenë me qarkullim të kufizuar nga masat anti-Covid19) për aksidentet rrugore me pasoja, fatalitetet, moshat e përfshira, kategoritë e përdoruesve të rrugës dhe disa nga shkaktarët kryesorë. Kemi ulje të ndjeshme të aksidenteve nga moshat e reja, ulje edhe nga moshat 35 deri 60 vjeç! Rritja e vetëdijes, kujdesi i shtuar nga të sapopatentuarit, mjete më të sigurta nga një kontroll teknik më cilësor, edukimi më profesional nga Autoshkollat dhe testimet më të përgjegjshme nga Komisionet e DPSHTRR, kanë dhënë rezultat! Ndikim ka pasur edhe puna më e mirë e Policisë Rrugore me masat e kontrollet e shtuara ndaj kundravajtësve. Statistikat sinjalizojnë rritje fatalitetesh nga pakujdesia e këmbësorëve në kalimin e karexhatave, tregues që kërkon punë me ndërgjegjësimin, infrastrukturën e sinjalistikën rrugore, edukimin dhe kujdesin me këtë kategori vulnerabël!”-njofton DPSHTRR.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu