111-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, ceremoni në qytete të ndryshme të vendit

0

Sot mbushen 111 vite që nga krijimi i Policisë së Shtetit shqiptar.

Qeveria e parë shqiptare në vitin 1913, më 13 janar krijoi Policinë e shtetit. Për këtë ditë të shënuar të policisë, po mbahen disa ceremoni në qytete të ndryshme të vendit.

Në Gjirokastër, ceremonia u mbajt në Drejtorinë Vendore të qytetit, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë Flamur Golemi, prefekti i qarkut Odise Kote si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Sakaq, festime u mbajtën edhe në Fier, në ambjentet e komisariatit të policisë së qytetit. Aty morën pjesë prefektja e qarkut, Rajmonda Balilaj, ish-pjesëtarë ndër vite të uniformave blu, por edhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.

Drejtori i Drejtorisë së Qarkut, Lorenc Panganika e ka cilësuar këtë ditë, si shumë të rëndësishme për policinë e shtetit ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal në luftën kundër krimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu