116 të vdekur në burgun e Ekuadorit, flet përfaqësuesi e njërës prej bandave: Ndodhi nga mërzia

0

Anëtarët e bandës brenda burgut famëkeq të Ekuadorit, ku 116 vdiqën pasi fraksionet rivale u përfshinë në një luftë ku nuk munguan as granatat dhe armët kanë zbuluar se burgu ishte “një kuti e vogël”.

Sipas tyre, aty gjithçka ishte e gatshme për të shpërthyer pasi kriminelët e mërzitur me arsenale të armëve të kontrabanduara po prisnin vetëm një justifikim “për të bërë të keqen”.

Anëtari i rangut të lartë të Los Tiguerones fajësoi mërzinë për trazirat vdekjeprurëse të burgut të së martës në Burgun Litoral në Guayaquil – kryengritja më e keqe në historinë e Ekuadorit.

“Ne jemi në një siguri maksimale (në burg). Ne nuk kemi komunikim me askënd, nuk kemi as televizor. Ne nuk kemi shumë gjëra. Çfarë bëjmë ne? Keq, vrit, shit drogë dhe shumë gjëra të tjera”.

Ai i tha TC Noticias të mërkurën se banda e tij shpenzon mijëra dollarë për të kontrabanduar armë nga jashtë, shkruan DailyMail.

“Një armë vlen 2,000 dollarë. Një pushkë vlen 5,000 dollarë”, tha ai.

Një anëtar tjetër i rangut të lartë të Los Tiguerones, i cili ndodh të jetë i lidhur me Kartelin e Jalisco Neë Generation, i tha TC Noticias se anëtarët rivalë të bandës Los Choneros, të lidhur me Kartelin Sinaloa të Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, ‘janë njerëz të cilët besojnë se janë një Zot i plotfuqishëm që japin urdhër për të vrarë me telefon’.

Zbulimet tronditëse pasuan kryengritjen më vdekjeprurëse të burgjeve në historinë e Ekuadorit e cila ndodhi të martën ndërsa rojet e burgut dhe forcat e sigurisë luftuan për të rimarrë kontrollin e kompleksit të burgjeve Litoral.

Qeveria e Ekuadorit fillimisht tha se të paktën 40 të burgosur ishin vrarë, duke përfshirë gjashtë të cilëve iu pre koka.

Sipas presidentit Guillermo Lasso, rebelimi la 80 të burgosur të tjerë të plagosur ndërsa bandat rivale sulmuan njëri-tjetrin me granata dhe armë zjarri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu