12 ditë me vonesë! Basha kujtohet⁸ sot: Fiks 1 vit më parë u vra Klodian Rasha

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk zhgënjen! Sot, në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, duket se është rrëmbyer nga emocionet, ose ka ndonjë problem me mbajtjen mend të datave. Për të kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, i cili shpalosi gjithë propagandën e tij për të treguar kujdesin e qeverisë ndaj fëmijëve në vend, Basha i shkoi menjëherë pas për replikë. Mirëpo nga nxitimi u ngatërrua, duke u shprehur se si sot një vit më parë, ishte vrarë Klodian Rasha.

“Sa herë që një fëmijë prindi keqtrajtohet ose vritet si Klodian Rasha, si sot një vit më parë,”-u shpreh Basha.

Ndoshta kreu i opozitës nuk e mban mend, por Rasha fatkeqësisht u vra më datë 8 dhjetor, pikërisht në ditën e Rinisë, rastësi që e bëri edhe më të rëndë ngjarjen e ndodhur. E jo vetëm kaq, por vetëm disa ditë më pas i gjithë vendi u përfshi në protesta si kurrë më parë të qytetarëve, të cilët reaguan të revoltuar për vrasjen e të riut nga ana e efektivit të Policisë, Nevaldo Hajdaraj. Mesa duket këto data të rëndë.