‘Plumb kokës nga mafia e inceneratorëve’. Akuza e rëndë e Bashës në Kuvend

0

Ka nisur sot punimet Kuvendi i Shqipërisë. Në fjalën e marrë, kreu i PD Lulzim Basha ka bërë akuza të forta. Teksa e cilëson si dritë shpresë arrestimin e Lefter Kokës për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, Basha thotë se persona në drejtësinë e re kanë dhënë garanci që askush nga “Trekeëndëshi i Bermudës” me të cilin i referohet Ramës, Berishës dhe Metës, të mos preken. Basha flet dhe për dëshmitarë në arrati ose që sipas tij mund të jenë vrarë mga mafia e inceneratorëve.

Fjala e Bashës: Prej vitesh kjo qeveri ky kryeminister nuk i njohin jo me ti qajnë hallet e njerëzve, sduan tja dinë jo më ti qajnë hallet e tyre. ka më shumë se 3 vjet, që nga tërmeti e pandemia kjo qeveri është cilësuar si më e korruptuara e ballkanit.

Saherë ndodhem në këtë foltore sa herë citoj këtë fakt, dua të them se ky nuk është as urimi as konstatimi im por i DASH, indeksit të korrupsionit.

Shqipëria renditet si vendi më i korrupstuar në ballkan, mbrojtja nmdaj fëmijëve u tregua qartë në kohën kur shpërtheu covid. Po dëhsmohet edhe sot kur kudo anembanë vendit varrezat po mbushen me nëna baballarë, me të rinj nën 40 vjeç viktima të covid, i cili ështe e keqe globale por çdo qeveri ka marrë minimumin e masave. Vetëm në Shqipëri covid nuk ekziston sepse të ndalësh covid do të thotë të ndalësh mbushjen e xhepave të oligarkëve.

Këtu nuk ka qeveri por sundi mjo të ligjit por të një kaste të përbashkët për të plaçkitur qeverinë.

Duke qenë se është senaca e fundit për këtë vit është vendi dhe koha të themi se Hapi i parë i marrë për arrestimin e një prej ministrave të këtij që qëndron pas mund të jetë një dritë shprese që një nga kollonat që mbajnë bashkë shoqërinë të fillojë të rindërtohet. Prej më shumë se 5 vitesh ky që është mbrapa dhe trekëndëshi i bermudës janë përpjekur të ndërtojnë fasadën e reformës në drejtësi, me njerëz që japin garanci se sdo prekin asnjë nga brinjët e trekëndëshit të bermudës… me gjyqe si Tahirit që smarojnë kurrë, me të pandehur të njoftuar prej vitesh nga media dhe opozita që sot janë në arrati në qofshin gjallë akoma dhe nuk kanë marrë plubmin kokës nga mafia e inceneratorëve.

Një kokë turku që e ka emrin koka por në fakt është bishti se koka është pas meje. Edhe qytetari më i thjeshtë i afrikës e di se 17 vendime brenda ditës e di që nuk mund të ndodhin nëse koka sështë ai pas meje.