Andrea Stase ka qenë i dënuar me 12 vite burg në Itali, për çështje droge. Madje një vit më parë ka qenë i arrestuar në Shqipëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Divjaka u trondit sot nga një krim i rëndë, ku djali vrau të atin e tij të moshuar duke e dhunuar brutalisht, e më pas e mbyti. Deri më tani raportohet se 58-vjeçari Andrea Stase, rezulton me precedent penalë dhe nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu në Itali. Stase ka qenë i dënuar me 12 vite burg në Itali, për çështje droge. Madje një vit më parë ka qenë i arrestuar në Shqipëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Megjithatë, po ashtu raportohet se autori vuante probleme të shëndetit mendor, por krimin e ka kryer kur ka qenë në gjendje të dehur.