12 vitet krah Edi Ramës kryeministër, rrëfimi i Linda Ramës në forum: Mundësi e shkëlqyer për të kontribuar për vendin, por më duhej të ruaja identitetin tim personal

0

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, aktiviste për të drejtat e njeriut, ka dhënë një rrëfim për jetën personale dhe profesionale në një panel në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve, që po mbahet në Tiranë.

Linda Rama: Të jesh krah Edit këto 12 vite, ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar nga ana ime në një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm për vendin tim, Shqipërinë. Sa i takon profilit, e gjitha jeta ime është fokusuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit, për rrjedhojë shumë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe kam qenë avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut. Në një moment të caktuar, përfundova të isha dikush që ishte aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave dhe i ndryshimit të jetëve të njerëzve. Ishte sfidë për të dy ne. Kuptova pastaj, qysh në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që menjëherë pas kësaj, njerëzit të shohin vetëm si bashkëshorten e kryeministrit.

Në fillim, mendoja se do t’i shtoja një dimension tjetër profilit tim, por më pas kuptova që më duhej të ruaja identitetin tim personal.

Ishte e vështirë të tejkaloja skepticizmin e njerëzve, u thosha do të je i njëjti person si më parë, por ishte e vështirë për ta ta besonin. Unë nuk kam pasur një dado, gatuaja vetë. Për njerëzit ishte e vështirë ta besonin.//TCH