13-vjeçarja e akuzoi për përdhunim, 55-vjeçari në arrest shtëpie: Nuk është e vërtetë! Kam konflikt me familjen e vajzës

0

55-vjeçari Adriatik Çela, i akuzuar për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje, ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, për tu njohur me masën e arrestit ndaj tij.

Ka qënë prokurori Dritan Gripshi ai që i ka kërkuar gjyqtares Klejda Çapja vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të Çelës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë, afat që sipas prokurorit është i mjaftueshëm për të grumbulluar provat e nevojshme, për pyetjen e dëshmitarëve të ngjarjes,ballafaqimet midis palëve dhe për të kryer edhe ekzaminimi mjekësor të 13-vjeçares.

Mësohet se 55-vjeçari Adriatik Çela nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk e ka prekur asnjëherë vajzën dhe se këto akuza të turpshme janë shpifje dhe trrillimeve të familjarëve të saj,me të cilët është prej disa vitesh në konflikt të hapur për pronësinë e një toke.

Konfiktet e tyre janë shoqëruar edhe konfrontikeme fizike mes dy familjeve, koshminj dhe farefis me njëri-tjetrin. Këto konflikte janë pasuar edhe me një kallzim penal për rrahje ndaj të akuzuarit Adriatik Çela. Pasi dëgjoi palën akuzatore dhe atë mbrojtëse,gjyqtarja Klejda Çapja e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e 55-vjeçarit Adriatik Çela dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Dritan Gripshi, duke caktuar për Çelën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë, me qëllim thellimin e hetimeve të prokurorisë në lidhje me veprën penale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu