Disa prej pasagjerëve të tragetit Brindisi-Vlorë, të cilët zbarkuan pas më shumë se 10 orësh në Vlorë. Për mediat, disa prej tyre treguan se nuk iu afrua asgjë falas nga kompania e udhëtimit duke u detyruar të paguanin 15 euro për një pjatë makaronash dhe 2 euro për një shishe me ujë.
Më tej, ata tregojnë
-Pa ngrënë. Fare nuk na kanë lajmëruar.
-Për ne që ishim të rinj jo, por për ata që ishin të vegjel dhe të moshuar ishte e lodhshme. Nuk na ka lajmëruar askush. Kemi blerë atje ushqimin, 15 euro një pjatë makarona. çdo gjë i kemi blerë vetë. Dallgëzim shumë. Kishte njerëz pa dhoma.
-Jemi nisur që pardje. Ishte shumë e lodhshme, e mundimshme. Mbi të gjitha e turpshme. Absiolutisht asnjë njoftim. Hiç asgjë për të ngrënë nuk na dhanë. Vetë kemi blerë. Nuk merr askush në konsideratë. ça do na bënim vetëm të na vrisnin. Asnjë shpjegim, vetëm kushtet klimatike thonin. Pritej vetëm vdekja sigurisht. Fëmijë të vegjel kishte që qanin.
-E lodhshme ishte. U shqetësuam, çfarë të bënim. Na njoftuan që ështëe një defekt dhe ka dallgë. Normale nuk është po çfarë të bëjmë. Nuk kishim dhomë, kemi ndenjur në stol. Kemi fjetur aty.
-Kemi nejt 12 orë. Shumë e vështirë. Po kena pafguar vetë për ushqimet. Ndihmën që mos me u shqetësu kaq na kanë dhënë. Kemi komunikuar me familjarët.
-20 orë në det, jemi lodhur dhe rraskapitur. Askush nuk e vriste mendjen . Asnjë njoftim. S’është normale. Të lësh njerëzit aty pa ushqim. Kemi paguar nga xhepi. Një shishe ujë 2 euro.
Vijon…