Departamenti Amerikan i Shtetit do të nisë një program të ri pilot duke filluar nga 20 gushti, ku do t’u kërkojë vizitorëve të huaj që planifikojnë të udhëtojnë në SHBA nga vende të caktuara të depozitojnë një shumë garancie deri në 15,000 dollarë.
Fatmirëssiht deri në këtë moment Shqipëria nuk përfshihet në këtë rregull të ri.
Programi, i planifikuar të fillojë më 20 gusht të këtij viti dhe të zgjasë deri më 5 gusht 2026 dhe do të zbatohet posaçërisht për disa vende të huaja që aplikojnë për viza B-1 ose B-2 për udhëtime biznesi ose turistike në Shtetet e Bashkuara.
Siaps Administratës Trump, qëllimi është të zvogëlohen tejkalimet e afatit të vizave në SHBA.
Këto kërkesa do të zbatohen vetëm për vendet që Departamenti i Shtetit i identifikon si vende me rekorde të normave të larta të tejkalimit të afatit të vizave, krysisht për shtetet e Afrikës.
Nëse aplikantët për vizë, të cilët duhet të paraqesin garanci i përmbushin kushtet dhe nuk e tejkalojnë afatin e qëndrimit, për shembull, ata kanë të drejtë për rimbursime të plota. Ata që shkelin ndonjë nga kushtet do të humbasin shumën e garancisë.





