16 mijë euro për një pasaportë shqiptare, arrestohet mashtruesja 31-vjeçare

0

Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit. 31-vjeçarja u merrte para dhe në këmbim u premtonte viza e punësime jashtë vendit.

Verjana Gega, 31 vjeçe është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se Gega është arrestuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës. Urdhri për pranosjen e saj e kishtel ëshuar Prokuroria e Tiranës.

Ndaj 31 vjeçares ishin depozituar të paktën 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të vetë të arrestuarës. Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit. 31-vjeçarja u merrte para dhe në këmbim u premtonte viza e punësime jashtë vendit.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një qytetar i Kosovës. Ai ka deklaruar se i ka dhënë Gegës 16 mijë euro për një pasaportë shqiptare, por që s’e kishte marrë kurrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu