“18 dhjetori, anti-miting i Ramës dhe Sorosit”, Noka: Kemi vuajtur nga Basha!

0

– Deputeti Flamur Noka, në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ foli për zhvillimet e brendshme në PD, ndërsa komentoi edhe përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD Lulzim Basha.

I pyetur se çfarë pritet që të ndodhë me Kuvendin e PD në 11 dhjetor dhe nëse do të shkohet drejt një partie të re, ai tha se në 11 dhjetor do të ketë ndryshime statutore të cilat do të demokratizojnë Partinë Demokratike dhe një parti më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë.

Më tej Noka theksoi se Kuvendi jo vetëm që do të bashkojë demokratët, por sipas tij do të ketë vendim për të larguar pengun.

“Ia kam thënë edhe Bashës se ajo që bëri çon ujë vetëm tek burimi i Edi Ramës. Nuk ka demokrat në Republikën e Shqipërisë dhe ata që janë jashtë shtetit që nuk e dinë këtë. Unë vij nga PD, kam qenë në atë seli para zotit Basha dhe Bardhit. Basha dhe Bardhi janë palë në këtë konflikt politik me bazën e PD. Statusi ka parashikuar, e mbledh zoti kryetar ose ¼ vetë-mblidhet dhe njofton. Përse dolën dhe lexuan statusin e 2009 dhe rregulloren e 2010?! Ka mbaruar fuqia e atij statusit. Ka njeri në Shqipëri që të mendojë se Berisha i shërben Edi Rama, edhe budalla të jesh nuk guxon ta thotë. Ka demokrat në Shqipëri që nuk ka pasur pikëpyetje që Basha mund të jetë peng i Edi Ramës. A e dini ju sa kemi vuajtur ne pas Bashës sepse na e thonin demokratët. Kudo na e kanë thënë është peng, ka shit partinë, ne kemi marrë faturë”, tha Noka.

11 dhjetori çfarë do të ndodhë?
Më 11 dhjetor është Kuvendi i PD sepse një shumicë absolute. Janë mbi 300 të listuar që na kanë thënë se nuk kanë firmosur për disa arsye. Presionohen direkt apo indirekt që të jenë me Bashën dhe jo me Berishën. A donit të dinin kush është me Ramën, kjo pra është. Ajo që organizoi Basha është anti-miting. Do të ketë ndryshime statusore që do të demokratizojnë PD, do ta hapin dhe sigurisht do të ketë vendim për të larguar pengun. 18 dhjetori është anti-miting , i Ramës i Soros dhe pengut të tyre.

Ku do të mbyllet foltorja?
Kjo do të jetë një javë shumë e ngjeshur për Berishën dhe të gjithë demokratët. Deri ditën e premte do të mbyllet. Do të jemi në Kurbin me demokratët dhe demokratet.

A po shkohet drejt një parti e të re?
Në datën 11 do të ketë një parti më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë rreth Sali Berishës dhe demokratëve.

Marrë nga “Balkanweb”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu