Juventus nuk dorëzohet, dy penalltitë e Bonuccit fundosin Lazion

0

Juventus nuk dorëzohet dhe mbetet në vazhdën e luftës për një vend në Champions League. Në Olimpico ishin vendasit që bëjnë ndeshjen, por Juve u mbrojt mirë dhe mori tri pikë të rëndësishme. Ishte Bonuci ai që realizoi dy herë këtë takim, në të dyja rastet me 11-metërsh.

Ndërhyrja e Danilo Cataldit në minutën e 23′ në zonë u konsiderua si e rregullt fillimisht për gjyqtarin, por ishte sistemi VAR ai që ktheu gjithçka. Më pas edhe vetë arbitri në konsultim me sistemin vendosi 11-metërsh.

Ndërkohë, goli i dytë i Juventusit erdhi në një nga momentet më të mira të Lazios. Ekipi i Sarrit iu afrua golit me anë të Vedat Muriqit, por në kundërsulmin e radhës një ndërhyrje e gabuar e Reinas akordoi edhe penalltinë e dytë që u realizuar po nga Bonucci. 21 pikë në kuotën e 16 pikëve, katër pikë larg nga vendi i katërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu