19-vjeçari që është kthyer në ‘makthin’ e policisë kosovare. Arratiset nga burgu dhe kryhen grabitjet më të mëdha në Prishtinë

0

Riad Sopjani, 19 vjeç, është i dyshuar kryesor nga Policia për grabitjet e fundit që kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës. Sipas mediave vendase, i riu është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i riu ia kishte dalë që të arratisej dy muaj më parë nga burgu i Lipjanit bashkë me një person tjetër, i identifikuar si Nexhat Abdullahu. Sopjani ishte i dënuar me një vit burg nga Gjykata, pasi u shpall fajtor për grabitje.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan. R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje. A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja,”-thuhet në një komunikatë të autoritetëve të Kosovës, në datë 28 tetor 2020.

Ndërkohë që 19-vjeçari është ende në arrati, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë dhe informacione lidhur me vendndodhjen e tij, të njoftojë menjëherë efektivët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu