“Më kërkoi duke qarë që të…”, Ana tregon se çfarë ndodhi në shtrat me Arjonin

0

Fotoja e publikuar nga Arjoni, konkurrenti i “Për’puthen” me Anën në shtrat, ka pothuajse dy javë që po bën xhiron e rrjetit. Arjoni krahas fotos së publikuar kishte shkruar: Pantera zgjohu se do ikim te puntata! Datën dhe arsyen pse i publikova do t’i them në një moment të dytë. Ditët e fundit Arjoni dhe Ana nuk u shfaqën në emision për shkak të rregullave, ndërsa folën në lidhje telefonike në mënyrë që të tregonin se çfarë kishte ndodhur. Arjoni, tregonte të vërtetën sipas tij dhe u kërkonte falje edhe familjarëve të Anës. Pas kësaj, u realizua një lidhje telefonike edhe me Anën, e cila pranoi që Arjoni kishte qarë para saj dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga emisioni për të krijuar një familje bashkë, por mohoi t’i kishte dhënë shpresa apo t’i kishte bërë premtime, duke lënë të nënkuptohej se e kishte refuzuar. Kjo situatë u analizua edhe nga opinionisti i emisionit, Arjan Konomi, ku sipas tij Ana Lleshi është ajo që po gënjen në këtë histori.

Më konkretisht, ky i fundit iu drejtua me tone të ashpra, duke i thënë se:

Nuk është mençuri t’i shkosh dikujt që të do në shtëpi në atë orë. S’të besoj! Vetëm një femër e pacipë mund të reagojë në këtë mënyrë me mua, që më thua ke folur me Arjonin që ndryshove krah. Mendoj që thua gënjeshtra. Mendoj që gënjen! Dukesh që gënjen! Ke pasur lidhje me Arjonin.
Ana Lleshi është 26-vjeçarja më e komentuar e këtyre ditëve, në programin e “njohjeve”, pikërisht për shkak të fotos që vërtetonte që ajo kishte kaluar natën në shtratin e Arjonit, edhe pse rregullorja e formatit e ka të ndaluar këtë. Kujtojmë se, Ana e prezantoi veten në fillim të emisionit si të paparashikueshme dhe që i pëlqen adrenalina duke bërë edhe në hyrjen e saj një kërcimin twerk, për të cilin po ashtu u komentua jo pak. Si në rastin e twerk- ut, ashtu edhe në rastin e fotos së publikuar që duket në shtrat bashkë me Arjonin, Ana u mbyt në lot, duke u bërë objekt i komenteve.

A mendoni se në fakt ajo është thjesht aktorja që po luan pa problem të gjitha rolet e skenarit që i jepen nga “Për’ puthen”, apo është gjithçka e vërtetë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu