2 persona tentojnë të grabisin banesën në Lezhë por hasin në rezistencën e pronarit

0

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi tentuan të vidhnin një banesë në Grykë Zezë të Lezhës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ku dy persona, hynë për të vjedhur në banesë e 52-vjeçarit me iniciale P.N.

Mësohet se në momentin që ata kanë parë pronarin e shtëpisë të futej në shtëpi, kanë tentuar të largohen dhe gjatë largimit kanë goditur me grusht 52-vjeçarin dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

 “Rreth orës 10:00, shtetasi P. N., 52 vjeç, ka njoftuar se kur është kthyer në banesën e tij, në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesën e tij, 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur. Sapo kanë parë shtetasin P. N., 2 shtetasit kanë tentuar të largohen. Gjatë largimit kanë goditur me grusht, shtetasin P. N. dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”,  njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu