2 të vdekur, 117 të prekur 10 në terapi intensive dhe 4 të intubuar gjatë 24 orëve të fundit. Ja situata e COVID-19 për çdo qytet

0

Situata tek Infektifi vijon të jetë e rënduar, kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për këtë të hënë. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht 85 pacientë po marrin kujdes shëndetësor, 10 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit, dy persona e kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Në total numri i viktimave shkon në 95.

Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor njoftoi se për fat të keq, një 70-vjeçare nga Tiranë ka ndërruar jetë dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.

Po ashtu, brenda 24 orëve janë regjistruar 117 raste të reja me Covid-19 ndërsa numri i testimeve të bëra ka qenë 585. Në total, numri i të infektuarve shkon në 3,571.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Lexo edhe: Rriten testimet, 117 raste të reja ,me Covid-19: Vdesin dy persona tek Infektivi

Po ashtu, brenda ditës janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa, në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika- 13 Korrik 2020
Testime totale-32938
Raste pozitive-3571
Raste të shëruara -2014
Raste Aktive -1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu