2 viktima nga Covid-19 në Kosovë, ja sa është numri i rasteve të reja brenda 24 orëve

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 2 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 183 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

20 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.

Në total numri i rasteve aktive është 4.541.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu